Denoncimi në JOQ: Kamioni baltos rrugët e Paskuqanit, o Rakip Suli, ku je?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2024, 20:57

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka ngritur shqetësimin për ndotjen masive të rrugëve në Paskuqan si rezultat i punimeve në fushën e ndërtimit.

Në videon e dërguar nga denoncuesi, shihet qartë ndotja e shkaktuar një kamion që sapo ka dalë nga kantieri, duke lënë pas baltë dhe pluhur në aslfatin e rrugës.

Banorët e zonës kanë shprehur zemërimin e tyre, duke theksuar se kjo situatë po përkeqësohet çdo ditë dhe Bashkia Kamëz, nën drejtimin e kryetarit Rakip Suli, nuk ka marrë asnjë masë për të zgjidhur këtë problem.

Përveç pluhurit dhe baltës, ata po përballen edhe me zhurmat e pandërprera të shkaktuar nga punimet dhe lëvizjet e kamionëve e betoniereve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të siguruar pastrimin e rrugëve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre nga ndotja që po rrezikon jetën e tyre të përditshme.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Pershendetje JOQ-Albania , po mesohemi me realitetin e ndertimit , pluhurin , zhurmen dhe gjithcka tjeter ne cdo cep te Tiranes ! Pjese e kesaj furtune ndertimi eshte bere edhe Paskuqani ku nderkohe shikoni ndotjen dhe pa-pergjeshmerine e makinerive kundrejt gjithckaje ! Shikoni cfar i ka bere gjithe rruges ky kamioni i madh i sapo dale nga kantieri i ndertimit , balta me tonelata qe hidhet ne rruget e asfaltuara thjesht sepse nuk marrin persiper te pastrojne gomat para se te dalin ne rruge ! oooo RAKIP SULI ku jeeeeeee ?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit