Pasditen e sotme, rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 të Durrësit, ka ndodhur një aksident tragjik që i ka marrë jetën një 64-vjeçari.
Sipas informacionit të dhënë nga policia, shtetasi me inicialet L. Z., dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është rrëzuar. Për pasojë, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë aksident të rëndë. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht shkakun e aksidentit dhe për të siguruar të gjitha informacionet e nevojshme.