Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shënkoll të Lezhës, ku një furgon që transportonte nxënës ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Menjëherë, e mitura është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë trajtim të specializuar.
Ndërkohë, drejtuesi i furgonit me inicialet P.F., 56-vjeçar nga Lezha, është vënë në pranga pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.
Ngjarja ndodhi në aksin dytësor Shënkoll-Lezhë. Automjeti është sekuestruar si provë materiale dhe drejtuesit i është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ.
Grupi hetimor, i udhëhequr nga Prokuroria, po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rastin.