Gjermania ka nisur një ofensivë për dëbimin e personave të cilëve u mohohet e drejta për azil, e në valën e parë të riatdhesimit të 36 individëve tani, shumica ishin nga Kosova e Serbia.
Sipas gazetës Bild, ka pasur disa fluturime për në Beograd dhe për në Shkup. DW në serbisht thotë se atyre nuk i është njohur e drejta e azilit ose kanë humbur të drejtën e qëndrimit në Gjermani.
Mes të dëbuarve, rezulton të ketë edhe kriminelë të dënuar. Fluturimet e kompanisë polake Enter Air ishin organizuar nga rajoni më verior gjerman Schlesëig-Holstein, ndaj supozohet se të dëbuarit ishin të regjistruar atje.
Ndryshe nga disa të dëbuar për në Afganistan, fluturimet për në Ballkan nuk konsiderohen sensacion, thuhet në shkrim.
Deportimet drejt Kabulit janë të diskutueshme sepse qeveria gjermane nuk ka lidhje diplomatike me qeverinë talebane dhe organizatat e të drejtave të njeriut tregojnë për situatën e keqe atje, por fluturimet për në Beograd dhe Shkup konsiderohen rutinë.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, raportohet se autoritetet gjermane i kanë deportuar 795 persona për në Kosovë dhe Serbi. Në vitin 2014, vendet e Ballkanit Perëndimor u shpallën vende të origjinës së sigurtë.
Kjo do të thoshte se personat nga këto vende mund të deportohen pas një procesi të shkurtuar verifikimi.
Nga ana tjetër sakaq, qeveria gjermane ka paraqitur një rregullore për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili mundëson punësim më të lehtë për qytetarët e këtyre vendeve.
Rregulli, i cili kërkon vetëm një kontratë pune nga një punëdhënës gjerman, ka rezultuar i suksesshëm dhe është zgjatur për një kohë të pacaktuar nga Berlini zyrtar në qershor të këtij viti.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.