Mexhiti: Përkrahje të plotë për investimet në bizneset e gjelbra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2024, 23:26

Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mori pjesë në Konferencën ‘Engjujt e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësitë dhe sfidat’ ku theksoi rëndësinë që jep qeveria dhe ministria që drejton, ndaj investimeve në bizneset e gjelbra.

Mexhiti tha se qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka prioritet sipërmarrësinë e gjelbër dhe rolin јetikë që në këtë drejtim luajnë “engjujt e biznesit”, si financues të këtyre bizneseve.

“Engjujt e biznesit nuk janë vetëm mbështetës financiarë, ata janë vizionarë që sigurojnë edhe kapital dhe mentorim në fazat më të cenueshme të jetës së një start-up biznesi. Investimet e tyre nxisin projekte që merren me çështje urgjente ekologjike-reduktimin e emetimeve të karbonit, kujdesin ndaj ujit, menaxhimin e mbeturinave dhe krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të energjisë”, tha Mexhiti duke shtuar se bota po ballafaqohet me një nevojë urgjente për zgjidhjen ekologjike, dhe pikërisht bizneset e gjelbra po rriten me ide inovative.

Mexhiti tha se mbështesin engjujt e biznesit në sektorët e gjelbër sepse ato lidhin hendekun midis inovacionit dhe realizimit, ata investojnë në sektorë me rrezik të lartë siç është teknologjia e gjelbër, që investitorët tradicionalë mund t’i shmangin.

“Engjujt e biznesit mundësojnë teknologjitë revolucionare, të tilla si burimet e rinovueshme të energjisë, materialet ekologjike dhe inovacionet e kursimit të ujit, dhe kjo është arsyeja se pse ne jemi të përkushtuar në krijimin e një ekosistemi i cili jo vetëm që i mbështet sipërmarrësit, por gjithashtu i fuqizon engjujt e biznesit të bëjnë investime me ndikim në bizneset e gjelbra”, tha Mexhiti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit