Fejohet Anxhelina Shala, e njohur për aferën me Haxhi Shalën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2024, 23:28

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, Anxhelina Shalën, e cila e njohur për publikun kosovar u bë në vitin 2017 pas aferës që kishte me deputetin e Nismës, Haxhi Shala i cili tani ndodhet në Hagë.

Se janë fejuar e ka konfirmuar vet këngëtarja Shala duke publikuar fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Fotografia është publikuar me 26 gusht të tij viti.

Përveç kësaj ajo në profilin e saj mban edhe inicialet e biznesmenit nga Lipjani.

Brestovci në vitin 2019 kishte kandiduar për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Ndërsa në vitin 2021, ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Tani mbanë postin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit