Ndalohet një person në Shkup, dyshohet se ka kryer vjedhje në bastore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2024, 11:24

MPB njofton se kanë ndaluar një 36-vjeçar nga Tetova i cili dyshohet se ka kryer vjedhje.

“Më 17.09.2024, në ora 18:30 në Shkup, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, inspektorët nga DPB Qendër dhe Bit Pazar nën SPB Shkup kanë ndaluar S.A. (36) nga Tetova, i cili ditët e kaluara ka kryer vepra penale “grabitje” në bastore dhe objekte më të vogla tregtare në territorin e Shkupit, duke kanosur me bisturi.

Gjatë këqyrjes iu gjet një bisturi dhe para nga krimet. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë të veprave penale, ndaj S.A. do të bëhet kallëzim penal”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit