Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit: Nuk na japin rrogat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2024, 11:38

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës janë pezulluar ditën e sotme për shkak të protestave të punonjësve, të cilët kanë bllokuar hyrjen në kantier për të kërkuar rrogat e prapambetura.

Para mediave, punonjësit kanë deklaruar se janë pa paga për disa muaj dhe ndihen të lënë pas dore nga drejtuesit e projektit. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protestat deri në një reagim konkret nga kompania 'Mabco Constructions SA' e oligarkut nga Kosova, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit e ka mendjen e fjetur pasi e di që edhe nëse nuk del me fitim nga aeroporti i Vlorës do të kompensohet nga Buxheti i Shtetit që furnizohet drejtpërdrejt nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Kontratat e partneritetit publik privat mes qeverisë shqiptare dhe Pacollit u lidh në prill të vitit 2021 dhe vlera e investimit e parashikuar në kontratë është rreth 103 milionë euro (pa TVSH). Por, kontrata parashikon garanci financiare në favor të investitorit nga qeveria shqiptare. Në rast se të ardhurat minimale të parashikuara në planin e biznesit të operimit të aeroportit nuk realizohen, kompania koncesionare do të përfitojë një shumë që mund të arrijë deri në 138 milionë euro përgjatë 10 viteve pas fillimit të operimit të aeroportit.

Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024 dhe të nisë operimin në vitin 2025, por që prej dhënies së lejes për ndërtimin ka patur shumë protesta nga organizata shqiptare dhe ndërkombëtare pasi aeroporti dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën e mbrojtur pranë Lagunës së Vjosë-Nartës dhe ekosistemet e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit