Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Emanuela Shehu, është një 26-vjeçare e cila prej një viti po lufton me një sëmundje të rrallë të quajtur Sarkoma CIC DUX4. E reja i është nënshtruar dhjetëra kimioterapive dhe radioterapive në Belgjikë, por gjendja e saj nuk është përmirësuar.
Madje përkundrazi, kanceri i është përhapur në mushkëri dhe në tru dhe mjekët thonë se është një mrekulli që ajo është ende gjallë dhe në këmbë.
Edhe pse mjekët nuk janë optimistë për gjendjen e Emanuelës dhe nuk i japin shpresa, ajo nuk pranon të dorëzohet.
Ajo kërkon ndihmën e shqiptarëve që ta ndihmojnë me sa të munden që të jetë ende në mesin e familjarëve dhe njerëzve që e duan.
Apeli i familjarëve:
Pershendetje Me falni per shqetsimin a mendoni se mind t me ndihmoni te shperndani nje gofound per kusheriren time Qe po vuan nga kanceri por Nuk I kan dhen shpresa dhe I ka ngel vetem nje mundsi trajtimi I fundit. Ne si familje kemi mbledhur 70 % t shumes duhen dhe pak. Nese mundeni ju falenderoj shum pasi Jan ditet e limituara. Ju Falemnderit shum pasi esht per pun ditesh cdo gje ,thjesht po mundohemi dhe shpresojm t pakten t jet dhe ca koh m shum me ne