Ka nisur mbrëmjen e sotme kompeticioni më i ndjekur i futbollit europian, Champions League, me një formulë të re ndryshe nga vitet e tjera.
Superndeshja e kësaj mbrëmje pa dyshim ishte Milan-Liverpool, e cila u fitua nga të besuarit e Arne Slot me rezultatin 1-3.
"Të kuqtë" e Liverpool arritën një fitore bindëse ndaj "djajve" të Milan, duke i dominuar jo vetëm me rezutat, por edhe në lojë. Pulisiç kaloi në avantazh Milan që në minutën e tretë të pjesës së parë, po kjo epërsi zgjati vetëm pak minuta, pasi Konate në minutën e 23-të dhe Van Dijk në të 41-tën përmbysën rezultatin. Goli i tretë u shënua nga Szoboslzai në minutën e 67-të pjesës së dytë.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Bayern ka shpartallauar Dinamon e Zagrebit me rezultatin e thellë 9-2, ku katër prej golave u shënuan nga Harry Kane.
Real Madrid arriti të mposhtë gjermanët e Shtutgart me rezultatin 3-1. "Galaktikët" vuajtën në këtë sfidë pasi deri në minutën e 83 ku Rudiger shënoi golin e avantazhit rezultati ishte 1-1. Fitorja u vulos nga braziliani Endrick në minutën e 95 që thelloi rezultatin në 3-1.
Sporting fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Lille në ndeshjen tjetër që u luajt në orën 21:00.
Në ndeshjet e tjera që u luajtën në orën 18:45, Juventus duket se ka "rigjetur" veten në Champios, pas dy barazimeve në Serie A. "Zonja e Vjetër" triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj PSV, ndërsa Aston Villa fitoi 3-0 në transfertë ndaj zviceranëve të Young Boys.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.