Denoncimi i qytetarit: Kabllori më kërkon para shtesë për të parë ndeshjet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.09.2024, 23:56

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar në JOQ Albania kërkesën për tarifë shtesë nga një kompani kabllore, e cila ka bllokuar kanalet sportive që transmetojnë ndeshje futbolli.

Sipas qytetarit, megjithëse është abonent i rregullt i kompanisë, atij i kërkohet që prej datës 1 shtator 2024 të paguajë një tarifë prej 200 lekësh të reja për të parë ndeshjet e futbollit, ndonëse një gjë të tillë nuk e ka bërë më parë.

Siç shihet dhe në foton e dërguar, sinjali në kanalet që transmetojnë ndeshje është ndërprerë nga njoftimi për tarifimin shtesë.

Ai më tej thotë se ka kontaktuar me platformat dhe televizionet që transmetojnë këto ndeshje, mësoi se nuk kërkohej një tarifë ekstra për t'i parë ndeshjet.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Pershendetje JOQ jam nje qytetar nga Elbasani sic e shikon kjo kompani kablloresh ka bllokuar kanalet sportive te Klan tv Rtsh dhe Tring qe jane falas dhe keta na thojne qe duhet te paguajme 200 lek te reja per te pare ndeshjet e futbollit i telefonuam te te gjitha kompanit si Tring Rtsh dhe Klan tv dhe na thane qe ndeshjet jane falas cfare eshte ky skandal keshtu ju lutemi bejeni publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit