Denoncimi i prindit në JOQ: Si shkolla “Kongresi i Manastirit” po favorizon fëmijët e mësuesve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.09.2024, 22:33

Një prind nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania trajtimin preferencial në shkollën 9-vjeçare, “Kongresi i Manastirit”, ku fëmijët e mësuesve janë vendosur në klasa paradite, ndërsa të tjerët detyrohen të ndjekin mësimin pasdite.

Sipas denoncimit, vetëm një klasë e dytë ndjek mësimet në turnin e parë, ku janë regjistruar kryesisht fëmijët e mësuesve, duke penalizuar fëmijët e tjerë dhe prindërit e tyre.

Qytetari gjithashtu ngre pyetje për Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, duke kërkuar llogari për premtimin e 36 shkollave të reja që supozohej të eliminonte mësimin me dy turne, një problem që vazhdon ende në shumë shkolla të kryeqytetit.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Ne shkollen “ Kongresi i Manastirit “ klasat e para jane paradite ndersa klasat e 2,3,4,5 jane pasdite. Kam femijen ne klasen e dyte qe i bie te jemi pasdite dhe vetem nje klase te dyte e kane kaluar paradite dhe te gjithe femijet e mesuesve kane kaluar te kjo klase dmth me mik. Pse eshte bere e gjithe kjo nga drejtoria e shkolles? Pse jo o te gjithe o asnje? Kane kaluar sipas interesit te vet se jane mesueset paradite. Pse ne te tjeret mos te kemi mundesi te punojme ? Ku i ka lali Eri 36 shkolla te reja qe keto shkolla vazhdojne akoma me dy turne?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit