“Piramida’ e lashtë nënujore e Japonisë, e ndërtuar nga njeriu? Zhytësi: S’ishte natyrore!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.09.2024, 21:21

Një zhytës që vizitoi "piramidën" e lashtë nënujore të Japonisë deklaroi se ajo që gjeti aty "nuk ishte natyrore". Zona nënujore pranë Ishujve Ryukyu të Japonisë fsheh disa struktura misterioze, të cilat u zbuluan rastësisht në 1987 nga zhytësi lokal, Kihachiro Aratake, pranë ishullit Yonaguni, Okinawa.

Aratake, duke u zhytur në thellësitë e detit, hasi një strukturë të pazakontë, që duket si një piramidë.

“Isha shumë i emocionuar kur e gjeta,” tregoi ai për BBC Global. “E kuptova se kjo do të bëhej një thesar i ishullit Yonaguni. E mbajta sekret, nuk i tregova askujt.”

Struktura, e njohur si "Monumenti Yonaguni" dhe e krahasuar shpesh me "Atlantidën" për përmasat e saj, është 50 metra e gjatë dhe 20 metra e gjerë, me shkallë spirale dhe sipërfaqe të rrafshta.

Për dekada, strukturat kanë magjepsur banorët lokalë, disa prej të cilëve besojnë se mund të jenë mbetje të një qytetërimi të lashtë. Pyetja më e rëndësishme që shkencëtarët përpiqen të përgjigjen është: A janë këto struktura të krijuara nga njeriu apo janë formacione natyrore?

Zhytësi Kenzo Watanabe, i cili vizitoi piramidën, thotë se formacionet janë "me siguri të ndërtuara nga njeriu". "Kur e pashë, ishte e qartë që nuk është diçka natyrore," tha ai për BBC. “Ishte mahnitëse, me shumë sipërfaqe të sheshta dhe forma simetrike. Nuk mendoj se është e mundur të jetë formuar natyralisht.”

Megjithëse shumë besojnë se strukturat janë ndërtuar nga njerëzit, shumica e shkencëtarëve pajtohen se formacionet janë natyrore. Shkencëtarët mendojnë se monumenti është mijëra vjeçar, duke ngritur pikëpyetje nëse njerëzit e asaj kohe mund të ishin në gjendje të ndërtonin diçka kaq mbresëlënëse.

Shumë ekspertë besojnë se piramidat janë formuar nga rrymat nënujore ndër vite, veçanërisht duke marrë parasysh faktin që ndodhen në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit