Liban: shpërthejnë mijëra celularë të Hezbollah, 15 të vdekur, 2800 të plagosur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.09.2024, 21:10

Mbi 2800 anëtarë të grupit libanez Hezbollah janë plagosur rëndë dhe 15 prej tyre kanë humbur jetën pasi shpërthyen njëkohësisht mijëra radio-lidhje lloj "pagers", tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar.

Ngjarja ndodhi pasditen e 17 shtatorit, njëkohësisht në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të Libanit.

Zëdhënësi i qeverisë libaneze akuzoi Izraelin për shpërthimet e pajisjeve "pager", duke e cilësuar këtë si një shkelje të sovranitetit të Libanit.

Një burim tjetër ka sugjeruar se bëhej fjalë për një "ndërhyrje izraelite" në sistemet e komunikimit. Grupi Hezbollah kishte marrë së fundmi pajisje të reja komunikimi, të cilat dyshohet se janë manipuluar nga shërbimet sekrete izraelite. Ato mendohet të kenë vendosur eksploziv në secilën pajisje, duke i aktivizuar të gjitha njëkohësisht përmes një kodi.

Çdo anëtar i grupit libanez të Hezbolahh e përdor këtë lloj pajisjeje për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Një teori e mundshme është që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë siguruar një sasi të këtyre pajisjeve që ishin të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë vendosur fshehurazi eksploziv brenda tyre, duke i bërë të mundur që shpërthimi të kontrollohej nga larg. Grupi libanez mund t'i ketë shpërndarë këto pajisje anëtarëve të tij për të shmangur përdorimin e telefonave, që përgjohen më lehtë, pa e ditur se po ndihmonin pa dashje planin izraelit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit