Çim Fusha “e nxjerr kokën prapë”, merr 530 milionë për aeroportin e Vlorës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.09.2024, 19:15

Një tender i rëndësishëm është mbyllur për sistemin e furnizimit me ujë të Aeroportit të Vlorës, ku fitues ka dalë kompania e Shkëlqim Fushës, Fusha SHPK. Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë Sh.A e drejtuar nga Sokol Kananaj, si autoritet kontraktues, ka shpallur rezultatin e tenderit të hapur për këtë projekt, me një fond limit prej 47,749,994 lekë të reja pa TVSH, ose afërsisht 573 milionë lekë të vjetra.

Fusha SHPK ka arritur të fitojë tenderin me një ofertë prej 43,937,865 lekë të reja pa TVSH, që përkthehet në rreth 530 milionë lekë të vjetra me TVSH. Procedura e tenderit është zhvilluar me pjesëmarrjen e vetëm dy kompanive, çka ka ngjallur shqetësime për mungesë konkurrence. Ajo që bie në sy është se fituesi ka dorëzuar ofertën më të lartë mes konkurrentëve, një situatë që shpesh ngre pikëpyetje mbi procesin e vlerësimit të tenderëve dhe konkurrencën reale në këto proçedura.

Mungesa e pjesëmarrjes së më shumë subjekteve në këtë tender ka ngritur shqetësime lidhur me transparencën dhe barazinë në prokurimet publike. Kritikat shpesh fokusohen në faktin se në raste të tilla, vlera e tenderit mund të mos reflektojë konkurrencën e vërtetë në treg.

Në këtë rast, vlera fituese përbën një përqindje të madhe të fondit limit, përkatësisht sa 92% e tij, që tregon një afrim të konsiderueshëm me shumën maksimale të parashikuar nga autoriteti kontraktues, duke reflektuar një konkurrencë minimale dhe dyshime të forta për fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit