Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.09.2024, 17:16
Në Shqipëri mund të hapni një universitet privat dhe të shisni diploma false duke korruptuar shefen e akreditimit të universiteteve dhe ministren e Arsimit.
Kështu thotë Guardia di Finanza, që ka zbuluar një skemë mashtrimi lidhur me shpërndarjen e diplomave dhe certifikatave të falsifikuara për studentët.
Hetimet disa mujore kanë sjellë arrestimin e 9 personave, të akuzuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe pastrim parash. Mes të arrestuarve janë pronari i Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, Savino Cianci, bashkëshortja e tij Lucia Catalano dhe administratori Leonardo Catalano.
Hetuesit kanë zbuluar se çifti, Cianci-Catalano, drejtuesit e Kolegjit Universitar Wisdom kanë korruptuar zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve. Një prej personave të përmendur në hetime është edhe Shqiponja Telhaj, presidentja e Këshillit të Akreditimit të ASCAL (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë). Në hetime thuhet se Telhaj është korruptuar në këmbim të një çante Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro.
Ndërkohë në dosjen e hetimeve përmendet edhe ish-minstrja e Arsimit Evis Kushi, e cila ka marrë dhurata nga pronarët e Universitetit për Krishtlindje.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR