Kjo është Gjyli, arsimtarja e arrestuar në Pejë, me 300 mijë euro qarkullim bankar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2024, 15:40

Një mësimdhënëse e shkollës “Xhemajl Kada” është arrestuar sot në Pejë me dyshimet për veprën e mashtrimit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arsimtarja e arrestuar është Gjylfidone Morina, e njohur si Gjyli.

Morina ka mashtruar 14 persona me dokumentet për alikim në subvencionet për bujqësi.

Dyshimet ndaj saj filluan pasi janë regjistruar afro 300 mijë euro qarkullim në xhirollogarinë e saj bankare.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin 48 orë për të dyshuaren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit