Lejoi 50 burra të abuzonin me gruan e tij, Dominique Pelicot pranon akuzat: “Jam përdhunues”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.09.2024, 15:06

Dominique Pelicot, ka pranuar në seancën Gjyqësore se ka droguar gruan në mënyrë që ta abuzonin dhjetëra burra për më shumë se 10 vjet.

Duke iu referuar 50 të bashkëpandehurve që akuzohen për përdhunimin e ish-gruas së tij Gisèle, 71-vjeçari tha: “Jam përdhunues si të tjerët në këtë dhomë”. “Ata të gjithë e dinin, nuk mund ta mohojnë”, shtoi. Mandej, për ish-gruan u shpreh se ajo nuk e meritonte këtë, ndërsa u shpreh se ishte shumë i lumtur me të.

“E kam të vështirë t’i dëgjoj këto fjalë. Kam kaluar 50 vjet me një njeri që nuk do të kisha imagjinuar kurrë se do të ishte i aftë për diçka të tillë. I kam besuar verbërisht”, tha Gisèle menjëherë.

Edhe pse nuk lejohen kamera në gjykatë, gjyqi është i hapur për publikun me kërkesë të Gisèle Pelicot, e cila hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet në fillim të procesit. Ekipi ligjor i Pelicot tha se hapja e gjyqit do ta rikthente “turpin” tek të akuzuarit.

Pelicot, i cili është baba dhe gjysh, nisi dëshminë duke treguar për përvojat traumatike nga fëmijëria dhe duke zbuluar se ishte abuzuar nga një infermier kur ishte nëntë vjeç.

Kur u pyet për martesën e tij me Gisèle, ai tha se kishte menduar të vetëvritej kur zbuloi lidhjen e saj me dikë tjetër dhe s’e donte ta përplaste makinën te pemët, por nuk kishte pasur guximin.

“Ndoshta duhej ta kisha bërë”, tha ai.

Në dëshminë e tij, theksonte vazhdimisht se nuk e urrente gruan e tij, por ishte i çmendur pas saj.

“E doja mirë për 40 vjet dhe keq për 10”, duke iu referuar periudhës kur kishte një marrëdhënie të shëndetshme dhe të dashur me Gisèle për 40 vjet, dhe periudhës 10-vjeçare gjatë së cilës kishte abuzuar dhe droguar atë.

Gjithashtu, u pyet edhe për videot e shumta ku duket gruaja e tij pa ndjenja duke u abuzuar nga 50 burra. Ai u shpreh se filmimet ishin pjesërisht për kënaqësi por edhe për prova, pasi sot falë videove mund të identifikohen autorët.

Kur Stéphane Babonneau, një nga avokatët e Gisèle e pyeti Pelicot pse nuk ndaloi abuzimin kur ajo filloi të kishte probleme mjekësore që ishin efekte anësore të barnave që ai ia kishte dhënë asaj, ai u shpreh se varësia e tij ishte më e fortë se arsyeja.

Nga ana tjetër, Pelicot akuzohet se ka droguar dhe abuzuar të bijën, Caroline, pasi në laptopin e tij u gjetën fotot ku ajo ishte gjysmë e zhveshur.

Ai e ka hedhur poshtë këtë akuzë dhe ka deklaruar se nuk i ka prekur kurrë nipërit e tij.

Béatrice Zavarro, avokatja e Pelicot, tha se nuk ishte e sigurt se çfarë do të mendonin njerëzit për klientin e saj, por theksoi se ai “po thoshte të vërtetën”. Gjithashtu, shtoi se Pelicot ishte “në gjendje të rënduar psikologjike” dhe nënvizoi: “Ne do të arrijmë në fund të këtij gjyqi dhe do të dimë gjithçka për Dominique Pelicot”.

Pelicot, i cili është diagnostikuar me një infeksion në veshka dhe gurë në veshka, mungoi në gjykatë për gati një javë për shkak të sëmundjes. Ai është planifikuar të japë dëshminë e tij gjatë gjithë ditës, megjithëse do të ketë pushime të shpeshta për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit