Haredin Fejzulla, 58-vjeçari shqiptar i dënuar nga autoritetet belge me 29 vite burg, u arrestua nga Policia Kombëtare në Madrid.
Gjatë një operacioni në lagjen Carabanchel, policia spanjolle arrestoi 10 persona, përfshirë Fejzullën, i cili akuzohet për drejtimin e një bande kriminale në Belgjikë, të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, me përfitime prej më shumë se katër milionë euro.
Pasi u dënua në vitin 2022 nga Gjykata e Brukselit, Fejzulla ia doli të arratisej.
Hetimet për kapjen e tij nisën në janar të vitit 2023, pasi dyshohej se fshihej në Madrid.
I arratisuri përdorte mjete të ndryshme për transport të fshehtë dhe ndryshonte vazhdimisht vendndodhjen, duke kaluar natën në disa shtëpi të ndryshme. Gjithashtu ndryshonte shpesh celularët për të mos u zbuluar.
Megjithatë, pavarësisht nga masat e rrepta të sigurisë që ndërmori për të shmangur kapjen, u lokalizua pranë një furgoni që kishte ardhur për ta marrë në lagjen Carabanchel dhe u arrestua.
Banda që ai drejtonte kishte një strukturë të qartë hierarkike me të arratisurin në krye që koordinonte të gjitha aktivitetet. Në nivelet më të ulëta kishte kopshtarë, punonjës pastrimi, grumbullues parash dhe menaxherë logjistikë. Banda përdorte dokumente të falsifikuara për marrjen me qira të banesave dhe për lidhjen e kontratave të energjisë elektrike, të cilat shfrytëzoheshin për kultivimin e kanabisit.
Pas arrestimit, Fejzulla u vu në dispozicion të Gjykatës Qendrore Hetimore në Spanjë, që do të vendosë për ekstradimin e tij në Belgjikë, ku përballet me 13 akuza për krime të lidhura me trafik droge dhe anëtarësi në organizatë kriminale.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.