Turqit krahasojnë miss-in e tyre: Ka bukuri mashkullore

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.09.2024, 13:13

Mustafa Levent Bilgen është babai i İdil Bilgen, 24-vjeçares që fitoi vendin e parë në konkursin Miss Turkey 2024… ai është Ambasador i Turqisë në Kiev.

Fituesja e cila do të përfaqësojë Turqinë në konkursin Miss Universe, u kurorëzua mbrëmë në Stamboll. Idil Bilgen u shpall fituese mes 20 konkurrente.

Por turqit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me të renë duke e krahasuar bukurinë e të resë me bukuri mashkullore. Ndër tëmtjera pati edhe komente se titulli i shkoi vajzës së diplomatit për faktin se babai i saj është i njohur.

Rezulton se babai i Bilgen, Levent Bilgen, ka qenë Ambasador i Turqisë në Kiev që nga tetori 2023. Para se të emërohej në Ukrainë, Bilgen ka shërbyer si Ambasador në Abu Dhabi nga viti 2014 deri në 2016.

Idil Bilgen është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Koç. Ajo është 1.80 metra e gjatë.

Duke shprehur emocionet e saj pas suksesit, Idil Bilgen tha: "Vërtet dëshiroja të isha e para kur mora pjesë në konkurs, por nuk e dija nëse do të ndodhte apo jo. Dëshiroja të provoja fatin tim. Jam shumë e emocionuar që tani mund të përfaqësoj vendin tim."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit