Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Prokuroria nis procedimin penal, akuzat ndaj të dyshuarve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.09.2024, 13:03

Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për ngjarjen e rëndë të 10 shtatorit në Roskovec, ku u vranë Vladimir dhe Gramoz Kurtaj. Hetimet po vazhdojnë mbi disa vepra penale, përfshirë “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Altin Kuka akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve”. Dy djemtë e tij, Emauriso dhe Ervis Kuka, gjithashtu përballen me akuza të rënda për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, të kryer në bashkëpunim, dhe për armëmbajtje pa leje. Emauriso akuzohet gjithashtu për “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga ana tjetër, Tomorr Zyka është nën hetim për “Përkrahje të autorit të krimit”. Ndërsa shtetasit Y.K. dhe i mituri E.H. po hetohen në gjendje të lirë për shkak të moshës së tyre.

Pavarësisht se një javë ka kaluar nga ngjarja tragjike, motivi i vrasjes së dyfishtë në Kurjan mbetet i paqartë. Edhe pse Altin Kuka pranoi përgjegjësinë dhe u dorëzua në polici, duke treguar versionin e tij për krimin, ende nuk është e qartë se si një miqësi e gjatë mes dy familjeve Kuka dhe Kurtaj përfundoi në një akt kaq të dhunshëm. Detajet e mëtejshme të hetimit mbeten konfidenciale, duke lënë të hapura disa pista për zbardhjen e motiveve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit