Banorët e Saukut të Ri të revoltuar: “30 vite rrugët e pashtruara dhe premtime të pambajtura”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.09.2024, 12:09

Në lagjen Sauk i Ri, banorët po përballen me një problem prej shumë kohësh lidhur me infrastrukturën rrugore. Ndërsa Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës "Arif Hasko" dhe degëzimeve të saj, lagjja në fjalë mbetet jashtë këtij projekti, duke e lënë komunitetin në pritje prej më shumë se 30 vitesh për rregullimin e rrugëve.

Sipas banorëve, edhe pse kanë kaluar dekada pa asnjë ndërhyrje nga ana e shtetit për përmirësimin e infrastrukturës, Bashkia nuk e ka përfshirë zonën e tyre në projektin aktual. Edhe pse ata lidhen drejtpërdrejt me rrugën "Arif Hasko", pjesa e tyre e lagjes, përfshirë rrugën "Dhimo Dhima", nuk është planifikuar për t'u asfaltuar dhe kjo neglizhencë ka shqetësuar banorët.

Gjatë fushatave zgjedhore bëhen shumë premtime lidhur me infrastrukturën e lagjes, mirëpo pas përfundimit të zgjedhjeve nuk japin asnjë përgjigje konkrete për situatën. Në fillim, kur kanë nisur punimet për asfaltimin e "Arif Hasko"-s, u kanë thënë banorëve se do të shtrohet komplet lagjja, ndërsa tani justifikohen se nuk kanë mjaftueshëm fonde.

Banorët e Saukut të Ri kërkojnë që projekti të përfshijë të gjitha pjesët e lagjes së tyre dhe që Bashkia të mbajë premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve. Ata apelojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merren masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje si jeni. A mund ta publikoni ket problem qe kemi ne sauk te ri. Bashkia po shtron rrugen arif hasko dhe degzimet qe ka ajo rrug. Me ket rrug lidhemi dhe ne dhe pjesen posht te lagjes nuk e rregullojn sepse bashkia nuk e ka ne projekt..kemi 30 vjet si lagje dhe asnje her shteti nuk ka vu dor ktu

Kto dit do nisi asfaltimi rruges ..

Po sic duket ne hart arif hasko do shtrohet kto dit se kan 1 vit qe po bejn punime dhe rruga dhimo dhima nuk do shtrohet se bashkia thon nuk e ka ne projekt

Vetem kur jan per zgjedhje vin per te kerku votat dhe pastaj nuk pergjigjen me..

Kur kan ardh per rrugen thab qe do behet komplet lagja.. tani thon nuk ka fond... ku te ankohesh? Kto ashtu si te presin ashtu te percjellin dhe ate japin zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit