Nëna braktis fëmijët dhe shkon të jetojë në stan me të dashurin që njohu në TikTok

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.09.2024, 11:59

Një nënë e tre fëmijëve pasi njohu në TikTok një zotëri 8 vjet më të ri se vetja thotë se u dashurua me të, duke lënë burrin dhe fëmijët e saj për të jetuar me të dashurin e ri në stan.

Adriatik Kullolli e ka njohur nënën e tre fëmijëve (dy djem të moshës 14 dhe 6 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç) në TikTok para 8 muajsh. Takimi i tyre u realizua më 14 gusht, kur nëna vendosi të braktiste burrin dhe fëmijët e saj, me të cilët jetonte në Bilisht, dhe të shkonte te Adriatiku.

Dhjetë ditë pas këtij vendimi, babai i fëmijëve vdiq. Në këto kushte, nëna u rikthye për të marrë fëmijët dhe i çoi në stan në Mallakastër, duke i hequr ata nga jeta e mëparshme në Bilisht. Ata tani jetojnë së bashku dhe e bëjnë jetën e tyre publike në TikTok, duke marrë qindra klikime.

Çifti dhe fëmijët flinin në të njëjtën hapësirë, por më vonë Adriatiku arriti të krijonte një ndarje të vogël.

Adriatiku pohon se punonjës të bashkisë kishin shkuar për të marrë fëmijët nga aty. Megjithatë, as ai dhe as nëna e fëmijëve nuk japin arsyet pse fëmijët nuk duhet të jetojnë aty dhe sidomos me Adriatikun. Nëna thotë se ka ndjekur zemrën dhe se mosha nuk është problem, duke e quajtur "moshën në dashuri një numër këpuce."

Sipas punonjëseve të shërbimit social, Adriatiku ka një të shkuar të errët dhe është i rrezikshëm por informacionet janë konfidenciale dhe nuk mund të bëhen publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit