Qytetarja: Intersport çmim tjetër ka në etiketë, tjetër kur paguan në kasë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2024, 11:48

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një rast abuzimi me çmimet e veshjeve në dyqanet në Shqipëri.

Ajo thotë se më date 15 shtator ka blerë disa veshje sportive te dyqani “Intersport” te qendra tregtare “Casa Italia” në Tiranë.

Qytetarja ka treguar se veshjet kishin çmime të ndryshme në etiketa dhe çmime të ndryshme në kasë.

Në rastin konkret, një kostum për fëmijë që në ofertë ishte 3500 lekë, në kasë ka kaluar me çmim 4600 lekë. E njëjta gjë edhe për një pale streçe që në ofertë ishin 3800 lekë dhe në kasë 5300 lekë.

Ajo thotë se është ankuar te shitësja, por ajo i ka thënë “nuk kemi çfarë bëjmë, kështu i merr kasa”.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Intersporti te casa italia. Tjeter cmimi ne ofert tjeter te kasa. Vajta ta sqaroja me tha shitsja skemi cfare bëjmë. Nje kostum per femij oferta 35 mij lek ne kas 46 mij lek. Nje pal tuta ne ofert 38 mij lek 53 mij lek ne kas. Tek keto te fundit me kishin heq dhe etiketën. Nese e publikon anonim te lutem se ne shqiperi ha dru edhe kur je te te drejt Keshtu e mer kasa tha shitsja. Pardije jane blere Dije vajta per tu sqaruar Fatura ka dt dhe ore

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit