Bosi shqiptar i drogës prangoset në Madrid, ishte ndër më të kërkuarit në Evropë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2024, 11:09

Haredin Fejzulla, ka rënë në prangat e policisë spanjolle. Ai u arrestua në Madrid, shkruajnë mediat atje.

59 vjeçari shqiptar është një personat më të kërkuar në Evropë, ku figuron edhe në listën e Europolit.

Bosi i drogës ishte dënuar nga autoritetet belge me 29 vjet burgim.

Operacioni i Policisë Kombëtare spanjolle, çoi në arrestimin e 10 personave, në lagjen “Carabanchel” të Madridit, mes të cilëve edhe Haredin Fejzulla, i akuzuar për drejtimin e një bande me bazë në Belgjikë dhe i përkushtuar për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, një biznes i paligjshëm me të cilin ata grumbulluan një pasuri prej më shumë se katër milionë euro.

Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vjet burgim nga Gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis.

Sipas policisë, hetimet për gjetjen e tij kanë nisur në janar të vitit 2023, për shkak të dyshimeve se ai mund të fshihej në Madrid.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit