Mbi 200 të vdekur nga tajfuni Yagi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.09.2024, 10:41

Të paktën 236 persona janë konfirmuar të vdekur pas përmbytjeve të shkaktuara nga Tajfuni Yagi në disa rajone të Mianmarit.

Rreth 77 persona janë ende të zhdukur, sipas raportimeve nga gazeta shtetërore Global New Light of Myanmar, duke cituar shifra zyrtare.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.

"Burime të shumta tregojnë se qindra persona kanë humbur jetën, shumë të tjerë ende janë të zhdukur," thuhet në një përditësim të së hënës, duke theksuar se rreth 631,000 njerëz mund të jenë prekur nga përmbytjet.

Tajfuni Yagi, një nga stuhitë më të forta që ka goditur rajonin këtë vit, përfshiu jugun e Kinës, Vietnamit, Laos dhe Mianmar javën e kaluar, duke sjellë reshje të dendura. Qindra persona janë konfirmuar të vdekur në veri të Vietnamit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit