Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij në “Instastory” ku shprehet mjaft i shqetësuar dhe në depresion.
Ai u kërkon ndihmë mediave vendore për ta mbështetur në një padrejtësi që po i bëhet nga organet e drejtësisë.
“I thërras të gjitha mediat që të më lajmërohen sepse jam në shqetësim të madh, është duke më u bërë një padrejtësi shumë e madhe prej organeve të ligjit zbatues më saktësisht Gjykatës së Gjilanit.”
Gjithashtu, shton se është keq emocionalisht dhe në depresion të rëndë.
Situata është ende e paqartë, dhe pritet që mediat vendore të ofrojnë detaje të plota për çështjen në fjalë.
