Nga ora 07:00-09:00 ndalohet qarkullimi i furgonëve të mallrave, por jo i betoniereve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2024, 10:32

Në nisjen e vitit të ri shkollor, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit.

“Duke filluar nga data 11 shtator, me ditën e parë të shkollës, mjetet e panevojshme, edhe ato që janë nën 3.5 ton, që bëjnë transportin e mallrave ushqimore, nuk do të lejohe të qarkullojnë nga ora 07:00 deri në orën 09:00".

Ai tha se këto masa po merren në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e prindërve që çojnë fëmijët në shkollë. Ndërkohë që prej disa vitesh në letra është i shkruar rregulli se nga ora 07:00 deri në 20:00 të mbrëmjes ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit.

Themi në letra pasi kamionët e betonieret e oligarkëve lëvizin lehtësisht madje edhe kur furgonët e mallrave dhe ato me peshë nën 3.5 ton nuk duhet të qarkullojnë.

Një qytetar ka treguar me pamje se si në orën 08:00 të mëngjesit, betonieret e "Alba Beton" në pronësi të familjes Dulaku lëvizin lirisht rrugëve të Tiranës, pranë ish-Nesharakut, ndërkohë që rrugët duhet të jenë pa trafik që prindërit të çojnë fëmijët në shkolla, kopshte e çerdhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit