Evropa në kolaps: Zjarre masive dhe 16 viktima nga përmbytjet e shekullit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2024, 09:30

Evropa po përballet me përmbytje vdekjeprurëse dhe zjarre shkatërruese pasi ndryshimet klimatike po shtojnë intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit.

Në Evropën Lindore, stuhia Boris ka vrarë të paktën 16 persona në Rumani, Poloni, Republikën Çeke dhe Austri, dhe numri përfundimtar ka të ngjarë të jetë më i lartë, duke qenë se ka ende njerëz të zhdukur.

Mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, shumë vendbanime janë përmbytur ose kanë mbetur pa energji elektrike.

Në qytetin polak të Nysa, autoritetet evakuuan spitalin lokal, duke shtuar se një nga viktimat e stuhisë ishte një mjek që kishte lënë spitalin pas turnit të tij.

Në Republikën Çeke , Ostrava , me një popullsi prej 280,000 banorësh, mbeti pa ujë të nxehtë pasi ujërat e vrullshëm mbyllën një termocentral aty pranë.

29247820

Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi se 1 miliard zloty (rreth 230 milionë euro) do të ndahen për të mbështetur viktimat e përmbytjeve dhe se do të kërkohet ndihmë e mëtejshme nga Bashkimi Evropian. Në Austri, qeveria njoftoi masa ndihme prej 300 milionë eurosh.

Nën hijen e fatkeqësive, fushata zgjedhore në Austri është pezulluar, megjithëse vendi është më pak se dy javë larg zgjedhjeve kombëtare të 29 shtatorit, ndërsa në Republikën Çeke zgjedhjet për senatin dhe komunat, të cilat zakonisht janë planifikuar të zhvillohen, mund të preken për këtë javë.

29249331

Ndërkohë, në Hungari, kryebashkiaku i Budapestit paralajmëroi banorët se kryeqyteti ishte në rrezik nga përmbytjet më të këqija në një dekadë dhe njoftoi se 1 milion thasë me rërë do të përdoren për të mbrojtur qytetin pasi Danubi pritet të kërcënojë disa zona në orët e mëngjesit të së martës.

Në Sllovaki, Danubi ka shkaktuar tashmë përmbytje në qytetin e vjetër të Bratislavës dhe niveli i ujit pritet të rritet.

29249333

Në anën tjetër të Kontinentit të Vjetër, në Portugali, më shumë se 800 zjarrfikës po luftojnë me katër zjarre në rajonin Aveiro, në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa gjithsej 15 fronte mbeten të pakontrolluara në qendër dhe në veri. Zjarri ka shkatërruar të paktën katër shtëpi në periferi të qytetit Albergaria-a-Vela, me një popullsi prej 25,000 banorësh dhe kërcënon zona të tjera industriale dhe rezidenciale përreth strukturës urbane. Policia ka ndaluar lëvizjen në pjesë të autostradës që lidh Lisbonën me portin e Portos.

Qeveria portugeze ka kërkuar ndihmën e mekanizmit evropian të mbrojtjes civile RescEU për të përballuar zjarret. Komisioneri kompetent Janes Lenarcic se gjashtë avionë zjarrfikës nga Spanja, Italia dhe Franca janë mobilizuar për të mbështetur Portugalinë.

29249510

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit