Në programin kombëtar për mbrojtje s’përfshihet shërbimi i detyrueshëm ushtarak

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2024, 09:30

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk është përfshirë në Programin Kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse edhe pse ishte premtim i fushatës parazgjedhore në vitin 2021.

Qeveria e ka arsyetuar mos përfshirjen e shërbikit të detyrueshëm me aryestimin e analizës më të thellë dhe marrë parasysh nevojat e vendit.

Sipas saj mbrojtja gjithëpërfshirëse mund të arrijë synimin që ka pasur shërbimi i detyrueshëm ushtarak, meqë kjo do të kishte edhe implikime ligjore dhe vështirësitë e tjera.

Pavarësisht mos përfshirjes së shërbimit të detyrueshëm një i ri nga Prishtina, Lum Haziri thotë se është i gatshëm që të kryej shërbimin ushtarak.

“Po mendoj që do të ishte një eksperiencë e re edhe pse jo t’i ndihmojmë Kosovës”, tha Lum Haziri, i ri nga Prishtina

“ Po do të pranoja përveç eksperiencë do të na mësonte edhe disiplinë personale”, tha Eltin Mehmeti, i ri nga Prishtina

“ Po sepse do të ishte edhe eksperience e re por edhe një mundësi për ta ndihmuar Kosovën”, tha Yll Kushutova, i ri nga Prishtina

Ideja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të shumta për luftë, është njëra nga temat që ka qenë në qendër të diskutimeve në vitet e fundit. Por, deputeti i PDK-së Hisen Berisha, thotë se premtimi i qeverisë se do ta bëjë shërbimin e dëtyrueshëm ushtarak ishte vetëm një gënjeshtër dhe premtim elektoral pasi që siç thotë plani 10 vjeçar për transformimin e FSK-së, nuk e lejon një gjë të tillë.

“ LVV-ja duke dashtë me minu punën e FSK-së ka ardhë me një premtim të cilin nuk do të mund ta përmbushë kurrë detyrimin ushtarak. Pasi që plani i transferimit të FSK-së flet për këtë punë pra varësisht për nevoja të ushtrisë edhe do të rekrutohen të rinjtë por bëhet në forma të ndryshme jo me detyrim pasi që me detyrim shumica e shteteve kanë dështuar dhe nuk e kanë më këtë praktikë dhe as Kosova nuk ka nevojë Kosova ka nevojë të krijoj partneritete…”, tha Berisha.

Ideja për shërbimin ushtarak të detyruar është riaktualozuar më së shumti pas agresionit rus mbi Ukrainën. Në kuadër të kësaj, Kroacia që nga janari i vitit të ardhshëm e ka bërë të detyrueshëm shërbimin ushtarak i cili pritet të zgjasë dy muaj. Ndërkohë Serbia, që llogaritet vendi më kërcënues për shtetet e Ballkanit, ka propozuar një gjë të tillë pas 14 vjetësh, propozim ky që pritet të aprovohet edhe nga qeveria e Serbisë. Por, që një gjë e tillë të bëhet në Kosovë shihet si e pa mundur nga eksperti ushtarak Ramadan Qehaja. Ai thotë se kjo gjë ka një kosto shumë të lartë dhe se vendi duhet të përqëndrohen të forcoj kapacitetet e ushtrisë së rregullt.

“Nuk duhet të hidhet poshtë si ide por ka një kosto jashtëzakonisht të lartë dhe në këto kohë që ndodhet Kosova është e pamundur të bëhet…”, tha Qehaja.

Kryeministri Kurti në vitin 2021 pati premtuar se në qeverisjen e tij do të bëhet shërbimi ushtarak i detyrueshëm dhe sipas tij ai do të zgjaste 3 muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit