Begaj kërkon të blejë 400,000€ makina me paratë e shqiptarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.09.2024, 09:43

Buxheti i Begajt do të trefishohet, pasi presidenti i ka kërkuar ministrisë së Financave fonde për blerjen e një ndërtesë të re dhe dy makinave luksoze me vlerë 200,000€ secila, raporton A2. Presidenti ka kërkuar fonde për blerjen e dy makinave që kapin vlerën totale të 400,000€, si dhe për ndërtimin e një godine të re, me një kosto 10-fish më të madhe prej rreth 4 MLN €.

Që prej marrjes së detyrës, Begaj i ka shfaqur kërkesa të kripura financiare Buxhetit të Shtetit… Stafi i Presidentit ka sqaruar se ndërtesa e re do të përdoret për stafin administrativ dhe do të përmbajë një ekspozitë dhe bibliotekë.

Përpos kësaj, në kërkesën për buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar edhe një fond shtesë prej 50 MLN Lekësh të vjetra për blerjen e makinave për stafin e Begajt.

Pas zgjedhjes së Begajt në krye të Presidencës, buxheti i institucionit është trefishuar në krahasim me periudhën kur Ilir Meta ishte në këtë post. 253 MLN Lekë në 2023-in në 635.6 MLN Lekë për këtë vit.

Bazuar në planifikimet e shpenzimeve buxhetore, ky nivel buxheti do të mbetet i njëjtë për tre vitet e ardhshme. Kërkesat e Begajt do të kalojnë për miratim nga qeveria.

MË POSHTË JU SJELLIM NJË LISTË SE ÇFARË MAKINASH MUND TË BLEJË BEGAJ ME 200,000€

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit