Një 71-vjeçar nga Prishtina është përfshirë në një situatë dramatike i shantazhuar nga një grua me të cilën shkonte pasi i pagoi asaj pothuajse 50 mijë euro në këmbim të fotove intime.
E dyshuara është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj saj është hapur një çështje penale për veprën penale “Shantazhi”, që dënohet me gjobë dhe burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
E dyshuara dhe i moshuari kishin një marrëdhënie të ngushtë, që dyshohet të ketë filluar muaj më parë, por përfundoi keq kur 41-vjeçarja filloi ta shantazhonte. Gjatë marrëdhënieve të tyre seksuale, gruaja kishte arritur ta fotografojë fshehurazi të moshuarin dhe më pas e kërcënoi se do t’i dërgonte fotot familjes së tij nëse nuk i jepte para.
Si pasojë, viktima përfundoi duke paguar rreth 50 mijë euro, megjithatë, fotot përfunduan te djali i tij. Kjo situatë i shkaktoi një tronditje të madhe të moshuarit, i cili disa muaj më parë kishte tentuar të bënte vetëvrasje nga presioni.
Pasi rasti u denoncua, policia arriti ta identifikonte dhe ta arrestonte të dyshuarën, e cila u shoqërua në stacionin policor.