Durrsakët në hall: “Ushtria” e qenve zapton rrugën e shumë frekuentuar të qytetit!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.09.2024, 23:47

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një situatë shqetësuese që po ndodh në zonën e njohur si "Lulishtja", pranë Muzeut të Dëshmorëve.

Në videon e dërguar, shihen qartë një tufë qensh endacakë, të cilët po lëvizin dhe lehin në këtë zonë shumë të frekuentuar të qytetit bregdetar, ku ndodhen disa bar-kafe dhe restorante.

Po ashtu në këtë zonë ka dhe shumë fëmijë të pranishëm të cilët luajnë në lulishten përreth.

Banorët e zonës dhe vizitorët e shumtë që frekuentojnë kafenetë dhe hapësirën e gjelbër përreth, kanë ngritur alarmin për rrezikun që mund të paraqesin këta qen, sidomos për fëmijët që luajnë aty çdo ditë.

Prania e një numri të madh qenve endacakë ngre shqetësime për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve, të cilët ndihen të kërcënuar nga mundësia e ndonjë sulmi të papritur.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Bashkisë Durrës për të zgjidhur këtë problem, duke gjetur një mënyrë për menaxhimin e qenve endacakë në mënyrë që të mbrohet siguria publike dhe të garantohet një ambient i sigurt për të gjithë frekuentuesit e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit