“Sindroma e vitheve të vdekura”, rreziku nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.09.2024, 22:55

Qëndrimi për periudha të gjata ulur, përveç se rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, presion të lartë të gjakut dhe obezitet, mund të shkaktojë edhe një gjendje të quajtur "Sindroma e vitheve të vdekura" ose amnezia gluteale. Kjo gjendje karakterizohet nga mpirje dhe dhimbje në zonën e vitheve, kofshës dhe ijeve, dhe mund të ndodhë pasi keni qëndruar ulur për një kohë të gjatë.

Shkaqet dhe simptomat Ekspertët thonë se qëndrimi i gjatë ulur krijon një çekuilibër mes muskujve të përparmë (flexorët e ijeve) dhe atyre të pasmë (glutealët). Muskujt e flexorëve shtrëngohen, ndërsa muskujt glutealë zgjaten dhe dobësohen, duke rezultuar në dobësi të muskulaturës dhe funksionit të trupit. Kjo mund të çojë në dhimbje të zonës së poshtme të shpinës, ijeve dhe të ndikojë në stabilitetin gjatë ecjes.

Diagnoza dhe trajtimi Një nga testet që përdoret për të diagnostikuar këtë gjendje është testi i Trendelenburg, i cili tregon dobësinë e muskujve glutealë që ndihmojnë në stabilizimin e ijeve. Nëse muskujt glutealë nuk kontraktohen siç duhet gjatë ushtrimeve të caktuara, si për shembull në ushtrimet e urës (glute bridge), është e këshillueshme që të konsultoheni me një fizioterapist.

Trajtimi përfshin terapi për lehtësimin e dhimbjes dhe ngurtësisë si stimulim elektrik dhe ushtrime specifike për forcimin e muskujve glutealë dhe stretching për flexorët e ijeve dhe muskujt përreth. Ushtrimet si squats, clamshells dhe ngritjet anësore të këmbëve janë të rekomanduara për të forcuar muskujt e vitheve.

Parandalimi Për të shmangur sindromën e vitheve të vdekura, ekspertët rekomandojnë që të ngriheni dhe të lëvizni çdo 30 minuta. Përdorimi i një tavoline qëndruese, ecjet gjatë pushimeve dhe aktivitete të tjera që përfshijnë lëvizjen ndihmojnë në ruajtjen e forcës muskulore. Ushtrime të rregullta që përfshijnë forcimin e muskujve dhe fleksibilitetin janë çelësi për të parandaluar zhvillimin e kësaj gjendjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit