Shisnin diploma false, arrestohet pronari dhe administratori i Kolegjit Universitar Wisdom, skema nga Tirana në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.09.2024, 21:20

Në Bari të Italisë është zbuluar një skemë kriminale që shpërndante diploma dhe certifikata të falsifikuara, duke çuar në arrestimin e 9 personave, të akuzuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe pastrim parash. Hetimet përfshijnë gjithashtu 41 të dyshuar dhe dy kompani me seli në Romë dhe Foxhia.

Mes të arrestuarve janë pronari i Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, Savino Cianci, dhe administratori Leonardo Catalano. Mediat italiane raportojnë se individët që dëshironin të punësoheshin në administratën publike paguanin deri në 8 mijë euro për të siguruar një kualifikim të rremë, i cili do t'u mundësonte pjesëmarrjen në konkurse publike, veçanërisht në fushën e arsimit.

Dy nga të arrestuarit dyshohen se kanë ofruar ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të garantuar procesin e akreditimit të institucionit. Ky detaj doli nga hetimi i drejtuar nga Prokuroria e Tranit dhe u finalizua me arrestimin e 9 personave nga Guardia di Finanza.

Sipas mediave italiane, Cianci dhe Catalano i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro një zyrtari të Agjencisë për Akreditimin dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë për të siguruar akreditimin e Wisdom University.

Të arrestuarit gjithashtu lëshonin dokumente dhe certifikata false, duke përfshirë ato të Universitetit Sapienza të Romës. Fitimet e paligjshme të përfituara nga kjo skemë arrijnë në rreth 10 milionë euro, të cilat janë subjekt i masave të sekuestrimit të urdhëruara sot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit