“Nostradamusi i Gjallë”: Inteligjenca Artificiale do të dalë jashtë kontrollit njerëzor

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.09.2024, 21:36

"Parapsikologu" brazilian, Athos Salomé, i njohur ndryshe si "Nostradamusi i Gjallë", ka paralajmëruar se Inteligjenca Artificiale do të përparojë në një nivel të tillë që do të dalë jashtë kontrollit të njerëzor.

Salomé, i cili njihet për disa parashikime të sakta që ka bërë deri më tani, duke përfshirë pandeminë e koronavirusit, vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II dhe asteroidet që afroheshin drejt Tokës, ka ngritur shqetësime rreth zhvillimeve të fundit në fushën e teknologjisë së AI.

Duke folur ekskluzivisht për FEMAIL, 37-vjeçari tha:

AI ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit dhe po kërcënon të riformulojë shumë aspekte të shoqërisë. Nëse nuk merren masa, AI do të arrijë në një pikë ku do të dalë jashtë kontrollit dhe do të bëjë gjëra përtej kuptimit dhe menaxhimit njerëzor."

Athos gjithashtu shprehu frikën se një ditë, kompjuterët me teknologji hibride "njeri-kompjuter" do të fitojnë kontroll dhe mund të bëhen vdekjeprurëse.

Ai përmendi "Sakana AI" e Japonisë, një kompani e krijuar në 2023, e cila po zhvillon teknologji për të ndihmuar Japoninë dhe aleatët e saj, si një shembull shqetësues të rrezikut që po afron. Kjo kompani pretendon të ketë krijuar 'shkencëtarin' e parë të AI në botë, i cili ka treguar aftësi për të ndryshuar kodin e vet, sikur të veprojë me inteligjencë të pavarur.

Salomé tha:

Gjatë testeve me shkencëtarin e AI, një sistem i projektuar për të kryer kërkime shkencore në mënyrë të pavarur, studiuesit vunë re sjellje shqetësuese. AI filloi të ndryshonte vetë kodin e eksperimenteve për të zgjatur kohën që kishte për zgjidhjen e një problemi, edhe pse nuk ishte programuar për këtë. AI madje rishkroi kodin për të bërë që programi të përsëritej dhe kishte aftësi për të kapërcyer kufizimet që i kishin vendosur zhvilluesit."

Salomé shtoi se me këto përparime, është koha e duhur që të përcaktohen kufijtë dhe kontrollet mbi AI. "Përndryshe, do të përballemi me situata ku AI do të funksionojë me një shkallë pavarësie që është etikisht e diskutueshme," paralajmëroi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit