Përtej kufijve të jetës dhe vdekjes, shkencëtarët zbulojnë “gjendjen e tretë” të qelizave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.09.2024, 19:42

Shumica e njerëzve bien dakord se ka dy faza kryesore në përvojën e organizmave të gjallë: jeta dhe vdekja.

Natyrisht, midis këtyre dy gjendjeve ka shumëçka që ndodh, por konsensusi i përgjithshëm është se vdekja është pika përfundimtare.

Megjithatë, biologët që studiojnë ripërdorimin e qelizave sugjerojnë se mund të ketë një gjendje të tretë, zbulim ky që mund të revolucionizojë fushën e biologjisë sintetike.

Në një artikull të publikuar në 'The Conversation', biologët Peter Noble dhe Alex Pozhitkov përshkruajnë se si krijimi i formave të reja shumëqelizore të jetës na ka lejuar të kalojmë përtej "kufijve tradicionalë të jetës dhe vdekjes".

Noble dhe Pozhitkov studiojnë çfarë ndodh në organizma pas vdekjes. Duke parë suksesin e dhurimit të organeve, i cili tregon se qelizat mund të funksionojnë edhe pas vdekjes së një individi, ata janë fokusuar në mekanizmat që e mundësojnë këtë proces.

Në studimin e tyre, ata janë përqendruar tek biobotët, të cilët formohen nga qelizat e organizmave të vdekur, dhe aftësinë e tyre për t'u transformuar në organizma shumëqelizorë me funksione të reja pas vdekjes.

Më herët, studiuesit kanë zbuluar se qelizat e lëkurës nga embrionet e vdekura të bretkosave mund të shndërrohen në organizma shumëqelizorë të quajtur ksenobotë, të cilët shfaqnin sjellje të reja.

Për shembull, ata ishin në gjendje të lëviznin duke përdorur projeksione të ngjashme me qimet, të quajtura cilie, të cilat zakonisht lëvizin mukozën, jo qelizat vetë.

Kur kanë studiuar qelizat e mushkërive njerëzore, studiuesit kanë zbuluar se këto qeliza mund të bashkoheshin në organizma të vegjël shumëqelizorë, të aftë të lëviznin dhe të silleshin në mënyra të reja.

Duke marrë parasysh këto zbulime, studiuesit kanë vërejtur se qelizat kanë një "plasticitet të brendshëm", që do të thotë se mund të ripërdoren për të krijuar makina me funksione tërësisht të reja.

Kjo nënkupton që qelizat e organizmave, qofshin të gjalla apo të vdekura, mund të transformohen në makineri me funksione të reja.

Ka disa kushte që përcaktojnë nëse qelizat dhe indet mund të mbijetojnë pas vdekjes së një organizmi, thonë Noble dhe Pozhitkov, përfshirë kushtet mjedisore, aktivitetin metabolik dhe teknikat e ruajtjes, si dhe faktorë të tillë si mosha, shëndeti, gjinia dhe lloji i specieve.

Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar se si këto variabla bashkëveprojnë për të lejuar funksionimin e vazhdueshëm të qelizave pas vdekjes.

Edhe pse kërkimet vazhdojnë, Noble dhe Pozhitkov shpjegojnë se perspektiva e "gjendjes së tretë" jo vetëm që ofron njohuri të reja mbi adaptueshmërinë e qelizave, por gjithashtu hap mundësi për trajtime të reja.

Duke dhënë shembuj të zbatimeve praktike të teorisë, autorët thonë: "Antrobotët mund të krijohen nga indet e gjalla të një individi për të shpërndarë ilaçe pa shkaktuar një përgjigje të padëshiruar imunitare."

"Antrobotët e krijuar me inxhinieri mund të injektohen në trup për të shpërbërë pllakat arteriale te pacientët me aterosklerozë dhe për të larguar mukozën e tepërt te pacientët me fibrozë cistike."

Nëse përdoren, biobotët do të zgjasnin jo më shumë se 60 ditë, duke parandaluar rritjen e qelizave potencialisht invazive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit