Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, po konsideron ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, duke ndjekur shembullin e Italisë. Sipas mediave britanike, Shqipëria mund të shërbejë si alternativë për zëvendësimin e planit të Ruandës, që synon të zhvendosë emigrantët.
Starmer theksoi se ishte "i interesuar" të vëzhgonte si do të funksiononte skema e përbashkët Shqipëri-Itali dhe shprehu dëshirën për të diskutuar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, mbi emigracionin dhe mundësitë për të ndihmuar Mbretërinë e Bashkuar në menaxhimin e krizës së emigrantëve.
Italia ka arritur një marrëveshje për hapjen e dy qendrave për emigrantët në Shqipëri, me të parën që pritet të nisë funksionimin këtë vjeshtë.