Qytetari: Mora gjobë për telefon! Ku e pa polici, kur i kam xhamat e zinj?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.09.2024, 18:26

Një qytetar është gjobitur sot në Tiranë nga policia rrugore, fillimisht për xhamat e zinj dhe pas debatit me policin, ky i fundit i ka vendosur dhe një gjobë për përdorimin e telefonit.

Siç shihet edhe nga fleta e gjobës qytetari është gjobitur për xhamat e zinj dhe për këtë ka rënë dakord, pasi i ka pa leje. Mirëpo, polici ka shtuar edhe përdorimin e telefonit duke i hequr katër pikë nga patenta.

Pyetja që ngre qytetari është se ku e pa polici, që ishte me telefon, kur nga xhamat nuk duket asgjë, siç shihet edhe nga videoja e makinës.

“Pershendejtje joqalbania kam kete audin a8 me xhama te zi komplet rrreth e perqark futem ne bulevard dhe zoti polic Ali Makaj ishte ne makin te policis kur ai me turret mua nga pas dhe me luan dritat. Ndaloj hap krahun me thot per shkeljen e xhamave te zi ok i them jam shum ne rregulll e pranoj. Vendose por ai me thot qe isha dhe ne telefon, qe kjo gje nuk ishte e vertet, por ai duke perfituar nga uniforma e qon muhabetin diku tjeter por un sja vara shum sepse sja vle me u marr me kto polic dymijleksh dhe qa me beri me hoqi 4 pik ne patent peer telefon, kur un nuk isha ne telefon. Po kerkoj qe tma verifikoni ju dhe shefi komisariatit rrugor te vendosi rregulla per kta alabak polic qe po ndeshemi perdit ne pike te mgjesit ju kam nisur vidion me lart te makines, me thoni duket gje nga brenda? Ska shanc! Per gjoben e xhamave jam dakord po per telefon jo. Por kjo sdo lihet me kaq sepse do e coj tek amp e kudo kete ordiner polic flm” – denoncon qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit