Shangai përballet me tajfunin më të fortë në 70 vite

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.09.2024, 17:59

Tajfuni Bebinka, një stuhi e kategorisë 1 sipas shkallës Saffir-Simpson, goditi sot Shangain, duke shënuar ngjarjen më të fuqishme meteorologjike që ka prekur drejtpërdrejt këtë metropol kinez në më shumë se 70 vjet.

Me erëra që arrinin shpejtësinë deri në 151 km/h, tajfuni arriti në qytet, i cili numëron rreth 25 milionë banorë, rreth orës 07:30 me orën lokale (01:30 sipas orës tonë), bazuar në raportimet e mediave shtetërore kineze.

Ky është fenomeni më i fuqishëm që ka goditur Shangain që nga tajfuni Gloria në vitin 1949.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit