Prokuroria ka urdhëruar heqjen e sekuestros mbi mijëra llogari bankare të bllokuara nga kompanitë “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Për ata që nuk mundeshin të paguanin, llogaritë bankare, përfshirë ato të pagës dhe kursimeve, u bllokoheshin pa paralajmërim.
Pas arrestimeve dhe hetimeve të kryera, u zbuluar se këto kompani ishin të përfshira në një skemë zhvatjeje, dhe është marrë vendimi për t’u zhbllokuar llogaritë. Është dhënë urdhër që 11 banka të zhbllokojnë llogaritë e klientëve të prekur nga këto dy subjekte.
Në muajin maj, Banka e Shqipërisë hoqi licencat për dy subjektet financiare, “Final” sh.p.k. dhe “Micro Credit Albania” sh.p.k., pas njoftimit të hetimit nga Prokuroria e Tiranës kundër nëntë individëve, përfshirë administratorët Elda Ibro dhe Arben Meskuti. Ata akuzohen për përdorimin e licencave për mikrokredi dhe përmbarim për të zhvatur qytetarët përmes rifinancimit të kredive me kushte të këqija dhe shantazhimit përmes bllokimit të pronave të tyre.
Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare me vlerë prej 10 milionë euro që i përkasin administratorëve të subjekteve financiare të përfshira në këtë skemë mashtrimi. Llogaritë e sekuestruara përfshijnë 10 individë dhe 3 subjekte financiare mikrokredi, të akuzuara për pastrim parash nga veprimtari kriminale.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.