MPJ: Pala bullgare ka shmangur protokollin e dakorduar, fotografimi ishte i papërshtatshëm dhe joevropian

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2024, 16:30

Shkupi do të dërgojë notë protesta dhe pret kërkim faljeje nga Sofjes zyrtare për fotografimin e të dy presidentëve vetëm me flamur të Bullgarisë. Për këtë në Ministrinë për Punë të Jashtme (MPJ) në takim ishte ftuar ambasadori bullgar Zheljazko Radukov. Burime nga Ministria e Jashtme thonë se protokolli i të dy palëve ishte dakorduar për takim pune dhe takim tet-a-tet.

Në takimin e përbashkët për drekë pune kanë qenë flamujt e të dy delegacioneve. Kur Presidentja Siljanovska është ndarë për takimin kokë më kokë me Presidentin Radev, sqarojnë burime nga ministria, pala bullgare ka ndaluar për fotografi, gjë që nuk ka qenë e planifikuar. Se përse protokolli i Radevit ka lëvizur nga ajo që është dakorduar, nga Ministria e Jashtme thonë se është pyetje për to. Sjelljen e tyre e quajnë të papërshtatshme dhe joevropiane.

Nga Ministria thonë se nuk kanë reaguar në atë moment për shkak të respektit për tragjedinë që ka ndodhur atë ditë në Bullgari, rrëzimin e avionit dhe viktimave nga ky aksident, duke shtuar se ka procedura se si reagohet në këto raste dhe thonë se këtë po e bëjnë tani.

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Bullgaria ka kaluar vijën e kuqe.

“Për mua është më e rëndësishme që Evropa dhe bota patën mundësi të shohin në skenë të hapur, gjë që e prisnim, se cilat janë qëllimet e vërteta të drejtuesve në Sofje. Synimi i vërtetë nuk është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë. Atje shumë më e madhe është nevoja që të tregojnë muskuj dhe të arrijnë qëllimet e tyre të vërteta”, deklalroi Hrtistijan Mickoski, kryeministër.

LSDM-ja nuk pajtohet me justifikimin e pushtetit. Sipas tyre, delegacioni i përbërë nga presidentja dhe ministri i Jashtëm dhe ai i Kulturës, kanë lejuar të nënçmohet vendi.

“Domethënë e kanë ditur se është nënçmim dhe fshirje dyshemeje me Maqedoninë, por nuk kanë dashur të krijojnë tensione. Atëherë përse vetë i publikuan fotografitë vetëm me flamur bullgar? Kjo sjellje e Mickoskit është e turpshme. E justifikon skandalin në Bullgari me deklarata të turpshme duke e nënçmuar inteligjencën e qytetarëve”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Vizita e të premtes e presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Sofje u përcoll me vëmendje dhe u pasua me kritika. Në fotografitë dhe incizimet e asaj dite, Siljanovska dhe Radev shtrëngojnë duart kurse në të dy anët është vetëm flamuri bullgar.

Mes tjerash, burime nga ministria thonë se në takime është biseduar për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe tejkalimit të problemit, por jo konkretisht për idenë e ndryshimeve kushtetuese me zbatim të prolonguar. Nga ministria thonë se në takime edhe me vendet anëtare të BE-së por edhe me përfaqësues të institucioneve evropiane, bisedojnë për propozimin e qeverisë së re në Shkup, gjegjësisht, ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar, pas anëtarësimit të plotë në BE. Këtë e quajnë “propozim francez plus” për të cilin thonë se nuk është patjetër të ndryshojë korniza negociuese por vetëm interpretimi i saj, i cili shtojnë se gjithsesi, është politik, dhe jo normë juridike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit