Patronazhistja e re: Edi Rama bën shumë për vendin, ka harruar veten e tij!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.09.2024, 16:13

Duket se kulti i individit, në prag të zgjedhjeve parlamentare, në radhët e Partisë Socialiste është në nivelet më të larta. Është për të ardhur keq që ky kult individi ka kaluar tek të rinjtë, të cilët duhet të ishin shpresë për vendin, por në fakt janë kthyer servilët më të mëdhenj të kryetarit të partisë, në këtë rast edhe kryeministër.

Elena, mund të jetë një ndër patronazhistet më të vogla të Partisë Socialiste, por që në këtë moshë është në nivelin e servilizmit të Elisa Spiropalit, prandaj edhe Edi Rama e quan si Elisa nr 2.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, që ata të bëjnë çfarë të duan në partinë e tyre, por kur frymën e saj e përhapin tek të rinjtë e tjerë, nëprmjet intervistave në televizione kombëtare, këtu është një shqetësim i madh.

E pytur për të metat e Edi Ramës, patronazhistja e vogël ka thënë se Rama ka vetëm një të metë, që nuk kujdeset për veten e tij, pasi merret me hallet e Shqipërisë.

Pjesë nga intervista:

Elena: Unë mund të them se e vetmja e metë që mund të ketë zoti Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është që bën aq shumë për vendin, sa nuk bën aq për veten.

Gazetarja: Pra lë veten pasdore?!

Elena: Po, bën aq shumë sa jo për veten e tij!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit