Censi 2023 ka zbuluar kushtet e jetesës për shqiptarët dhe shifrat e grumbulluara tregojnë nivelin e varfërisë dhe kushte minimale për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.
Një prej gjetjeve më shqetësuese të raportit është se rreth 35 mijë banesa, që përbëjnë 4.8% të stokut të banesave të banueshme, nuk kanë tualet brenda tyre. Nga këto, 1553 banesa nuk kanë asnjë lloj tualeti dhe 33,316 banesa kanë tualetin në ambiente të jashtme.
Gjatë Cens 2023, në të gjithë vendin, janë regjistruar rreth 365 mijë banesa bosh që përbëjnë 32.9% të totalit. Nga këto, rreth 180 mijë janë në pallate, duke shënuar një përqindje të lartë të banesave bosh, gati 40%.
Banesat e ndërtuara pas vitit 2001 përbëjnë 36.4% të totalit të banesave të zakonshme. Banesat e ndërtuara gjatë periudhës 1981-2000 përbëjnë 37.5% dhe rreth 26.1% e banesave janë ndërtuar para vitit 1981.
Raporti i Cens 2023 nxjerr në pah nevojën për përmirësime në infrastrukturën dhe standardet e jetesës në Shqipëri. Këto të dhëna janë thelbësore për planifikimin urbanistik dhe politikën sociale, dhe tregojnë nevojën për masa për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.