Ish-moderatorja e Klan dhe RTSH: Ish-drejtori i TV më ngacmoi seksualisht

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.09.2024, 13:20

Moderatorja Kostana Morava, gazetare prej disa vitesh, e punësuar në televizionet më të mëdha publike si Tv Klan apo edhe RTSH ka rrëfyer për herë të parë publikisht ngacmimet seksuale nga ish-shefat e saj.

“E di mirë se çfarë ndodh me viktimën. Kam qenë pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos kur të shohin që je simpatike dhe e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë me dëshirë," shpjegoi ajo.

Duke iu referuar denoncimit më të fundit të Blerta Tafanit kundrejt ish-drejtorit të RTSH Alfred Pezës.

“Kjo është gjëja e parë që mendojnë. Askush nuk ka guximin të ulet, të reflektojë dhe ta shohë situatën nga këndvështrimi i viktimës, që është diçka shumë e shëmtuar. Nuk jam e sigurt nëse do ta thoja tani, por dua të them të vërtetën. Kjo lidhet kryesisht me një person që më ka shkaktuar shumë probleme në ato vite. Jam detyruar të largohem nga puna dhe kam përjetuar një situatë jashtëzakonisht stresuese nga ana psikologjike. Nuk dua të tingëllojë patetike, por kjo është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, për vajzën e tij…” tha ajo.

“Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, ngacmimi i parë nuk do të kishte qenë aq i tmerrshëm," përfundoi Morava.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit