Ministria e Ekonomisë sot duhet të marrë Propozim nga grupi punues për shportën e konsumit vjeshtor sipas paralajmërimit për 100 produkte ushqimore bujqësore me marzhe të kufizuara tregtare ose çmime të ngrira
Sipas paralajmërimeve, me shportën e vjeshtës duhet të përfshihen perime, fruta, furra buke, produkte qumështi. Propozimi duhet të miratohet nesër në seancë të rregullt të Qeverisë.
Grupi i punës përbëhet nga përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Financave. Përmes simulimit ky grup do ta përcaktojë shportën e konsumit të vjeshtës me 100 produkte dhe nëse do të ketë ngrirje çmimesh apo nëse marzhet do të kufizohen në 5, 10 dhe 15 për qind.
Stabilizim i çmimeve pritet edhe me zbatimin e Ligjit për tregti jolojale i cili duhet të fillojë të zbatohet nga 28 shtatori. Ligji do të hyjë në fuqi në fund të muajit dhe kompanitë do të kenë gjashtë muaj kohë për të harmonizuar çmimet.
Qeveria paralajmëroi se do të ketë një shportë konsumi edhe para Vitit të Ri dhe afatit pranveror me përzgjedhje të produkteve që janë më të përdorura në atë periudhë të vitit.
“Varësisht se cilat janë nevojat e qytetarëve, varësisht se çfarë shpenzohet më shumë, ne do ta ndjekim procesin dhe nuk do të lejojmë të përsëritet një normë e lartë e inflacionit e cila do të ndikojë negativisht në standardin e qytetarëve”, deklaroi javën e kaluar kryeministri Hristian Mickoski.
Norma e inflacionit në gusht në nivel vjetor është 2.2 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, siç tha ai, “që është një rezultat vërtet i mirë”. Pra, ngadalë por sigurt çmimet po stabilizohen dhe në periudhën që vijon do të vazhdojmë të kujdesemi për standardin e qytetarëve, theksoi mes tjerash kryeministri.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.