Më shumë lumenj në Evropën qendrore kanë dalë nga shtrati sot, duke shkaktuar përmbytje që kanë vrarë të paktën 10 njerëz nga Polonia në Rumani, ndërsa shumë qytete janë përmbytur pas ditëve të shiut të dendur.
Zonat kufitare midis Republikës Çeke dhe Polonisë u goditën rëndë gjatë fundjavës. Disa ura u shembën dhe shtëpitë u shkatërruan, ndërsa fshatrat dhe qytetet në Rumaninë lindore ishin nën ujë.
Qeveria e Polonisë do të mblidhet këtë mëngjes për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë . Edhe pse ujërat e lumenjve në kufirin çeko-polak kanë filluar të zvogëlohen sot, përmbytjet po përhapen në më shumë zona dhe qytetet kryesore në të dy vendet mbeten në gatishmëri.
Lądek Zdrój, Poland....pic.twitter.com/6ob9owxwby
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) September 15, 2024
Në Republikën Çeke, rritja e nivelit gjatë natës në lumin Morava përmbyti 70% të qytetit të Litovel, 230 km në lindje të Pragës dhe me një popullsi prej afro 10,000 banorësh, duke mbyllur shkollat dhe objektet shëndetësore. Pjesët e përmbytura të kryeqytetit rajonal çek verilindor Ostrava detyruan autoritetet të mbyllin një termocentral që siguron ngrohje dhe ujë të nxehtë për qytetin, si dhe dy uzina kimike. Më shumë se 12,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Republikën Çeke , tha kryeministri Petr Fiala dje, ndërsa thirri një mbledhje urgjente të qeverisë për sot.
Heavy rain battered central Europe, causing flooding in several parts of the region. Rivers overflowed from Poland to Romania and some parts of the Czech Republic and Poland have faced the worst flooding in almost three decades. pic.twitter.com/MEUO1QksbB
— DW News (@dwnews) September 15, 2024
Në Rumani, përmbytjet vranë gjashtë persona gjatë fundjavës dhe një zjarrfikës austriak vdiq dje, të dielën. Një burrë u mbyt gjithashtu në Poloni dje. Ministri i Infrastrukturës Dariusz Klimczak tha se kishte informacion për një vdekje të dytë.
Kryeqyteti i Sllovakisë, Bratislava dhe kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti pritet të përballen me përmbytje pasi niveli i Danubit po rritet.
Në Austri, nivelet e lumenjve dhe liqeneve ranë gjatë natës ndërsa reshjet u zbutën, por zyrtarët thanë se po përgatiteshin për një valë të dytë, me shi më të dendur në orët e ardhshme.
Heavy flood on the Süd Autobahn (A2) in Wiener Neudorf of the Mödling district, Austria 🇦🇹 (15.09.2024)
— Disaster News (@Top_Disaster) September 15, 2024
Video: uwz_at
TELEGRAM JOIN 👉 https://t.co/9cTkji4D9S pic.twitter.com/IO0PaESz6m