Lamine Yamal, talenti në rritje dhe strategjia e Barcelonës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.09.2024, 12:44

Në ndeshjen e së dielës në Girona, Lamine Yamal përforcoi arsyet pse është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit. Me tre gola dhe katër asistime këtë sezon, shifrat e tij janë të jashtëzakonshme dhe e konfirmojnë ndikimin e tij të menjëhershëm në lojë.

Barcelona e ka të qartë këtë dhe se kontrata e tij (pavarësisht se është 17 vjeç), tashmë është vjetruar. Nënshkrimi i kontratës së re u bë më 2 tetor 2023, duke u bërë lojtari referues i Barcelonës.

Kjo është arsyeja pse klubi i ka idetë e qarta në lidhje me lojtarin. Gjatë gjithë këtij sezoni, klubi do të përmirësojë kushtet e tij financiare, sepse tani po fiton mbi një milion e gjysmë euro në vit. Megjithëse, Lamine Yamal ka marrë një bonus nga Barcelona për arritjet e tij sezonin e kaluar, prapëseprapë nuk është i mjaftueshëm për të reflektuar vlerën dhe cilësinë e lartë që ai ka treguar në fushë.

Gjithashtu, planifikohet që Yamal të nënshkruajë një kontratë profesionale kur të mbushë 18 vjeç, deri në vitin 2030. Në këtë kontratë të re, do të ofrohen kushte ekonomike që të pasqyrojnë vlerën e tij të lartë dhe performancën që ofron. Me pak fjalë, një rrogë mjaft të lartë!

Kujtojmë se sezonin e kaluar, siç raportoi MARCA, PSG-ja ishte e gatshme të paguante 200 milionë për transferimin e futbollistit. Madje kjo shifër u rrit në fund të sezonit. Megjithatë, Barcelona nuk ka ndër mend ta lëshojë Yamalin dhe nuk do të pranojë oferta për të. Klubi spanjoll e ka bërë të qartë qëndrimin e tij dhe ka konfirmuar se Yamal është një pjesë e rëndësishme e të ardhmes së klubit.

Menaxhmenti sportiv i Barcelonës ka një plan strategjik për të ndërtuar një ekip të fortë për të ardhmen duke u mbështetur në talentet e reja që po dalin nga akademia e klubit, La Masía. Lamine Yamal është planifikuar të jetë një figurë udhëheqëse në këtë strategji dhe një model për lojtarët e tjerë të rinj që do të zhvillohen në klub.

Klubi synon të mbrojë dhe të ruajë Yamalin, dhe pastaj të ndjekë të njëjtën politikë për të mbrojtur dhe zhvilluar edhe lojtarë të tjerë të rinj si Cubarsí, Fermín dhe Gavi. Qëllimi është të krijohet një bazë e fortë me lojtarë të rinj të talentuar që mund të kontribuojnë në suksesin afatgjatë të klubit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit