12 mijë lekë grami, Mandi u shpërndante kokainë VIP-ve në Bllok

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.09.2024, 12:04

Armand Haderllari është arrestuar gjatë operacionit "Tempulli 4". Ai është i njohur për pjesëmarrjen e tij në Big Brother Albania në vitin 2010.

Haderllari punonte si menaxher në disa nga lokalet e njohura të natës në zonën e ish-Bllokut dhe, përveç menaxhimit, ai merrej edhe me shpërndarjen e kokainës.

Kryesisht, klientët e tij ishin VIP-a të njohur dhe frekuentues të jetës së natës në Tiranë. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, me një çmim që arrinte deri në 12 mijë lekë për 1 gram.

Aktualisht, antidroga e Tiranës po heton për individë të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e drogës, si bashkëpunëtorë të Haderllarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit