Së fundmi është zbardhur dëshmia e Lul Rakajt, i cili plagosi me armë zjarri dy persona ditën e djeshme në Malësi të Madhe.
Ai u shpreh se shkoi për të folur me personat që i dhunuan nipin, por i qëlloi njërit prej tyre pasi dyshoi se kishte pasur armë.
“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur.
Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, deklaroi Lul Rakaj.
Rakaj u vu në pranga disa orë pas plagosjes së dyfishtë, ndërsa arma me të cilën qëlloi, nuk është gjetur ende.
Ndërkohë, i plagosuri Avenir Hasanaj ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.